Prokuroria: Asnjë parashtresë për parregullsi zgjedhore

Prokuroria: Asnjë parashtresë për parregullsi zgjedhore

Kryetari i Komisionit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e shkeljeve eventuale në zgjedhje, Xhelal Bajrami njofton se deri në këto momente procesi zgjedhor në mbarë vendin është zhvilluar pa probleme të theksuara dhe se deri tek prokuroria deri në këto momente nuk është ngritur asnjë parashtresë.

“Në përputhje me informacionet e marra nga prokuroritë publik në gjithë shtetin, dita e sotme zgjedhore në të cilën votohet për zgjedhjet parlamentare dhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë deri në këtë moment ka kaluar qetë dhe pa shkelje të mëdha të procesit zgjedhor. Nga fillimi i votimit në mëngjes, deri te prokuroritë publike dhe në adresën e veçantë elektronike në [email protected] nuk janë paraqitur incidente dhe parregullsi në vendvotime të cilat kanë elemente të veprës penale”, deklaroi kryetari i Komisionit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e shkeljeve eventuale në zgjedhje, Xhelal Bajrami.

Bajrami ka shtuar se gjatë ditës së djeshme ka pasur parashtresa në Prokurorinë Publike Themelore Veles, me dyshimin për ryshfet dhe është gjetur armë dhe municion për çfarë është formuar edhe lëndë për hetim.

Bajrami ka bërë të ditur se denoncime ka pasur edhe në Ohër dhe Kriva Pallankë, por për këto ngjarje nuk janë parashtruar kallëzime penale.

LEXO EDHE:

Back to top button