Prokuroria e Specializuar paraqet akuzat në rastin “Thaçi”2, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm
Prokuroria e Specializuar paraqet akuzat në rastin “Thaçi”2, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm
Në Gjykatën Speciale u prezantua akuza ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për pengim të drejtësisë. Që të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. Aktakuza pretendon se për disa muaj gjatë vitit 2023 ata kanë ndikuar në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit, dhe tre ish-eprorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokurori i specializuar teksa lexoi pikat që rëndojnë ndaj Thaçit, tha se ai akuzohet për tri vepra penale kundër rendit publik dhe tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.
“Hashim Thaçi mban përgjegjësi penale për tentativë të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes së një grupi midis së paku 26 qershor-18 korrikut 2023 vepër penale kundër rendit publik, tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi. shkelje e fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë, shkelje e fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar për informacion të fshehtë”, deklalroi Prokuror i specializuar. /Alsat.mk








