Prokuroria kërkon paraburgim për një kirurg nga Manastiri, dyshohet se mori ryshfet nga pacienti

Prokuroria kërkon paraburgim për një kirurg nga Manastiri, dyshohet se mori ryshfet nga pacienti

Një mjek nga Manastiri është arrestuar mbi dyshimet për marrje të ryshfetit. 64 vjeçari nga Klinika e Kirurgjisë ka përfunduar në pranga për shkak se ka kërkuar para nga një pacient për shërbime mjekësore.

I njëjti është denoncuar në polici ndërsa shuma e parave të dhëna i është gjetur në xhep. Paratë paraprakisht ishin shënuara nga policia.

Mjeku është arrestuar, ndërsa policia pas zbardhjes së rastit do ta njofton Prokurorinë Publike. Nuk përjashtohet mundësia që ndaj të dyshuarit të caktohen masa kujdesi.

LEXO EDHE:

Back to top button