Prokuroria nisë procedurë kundër një të dyshuar për sulm seksual në Shkup
Prokuroria nisë procedurë kundër një të dyshuar për sulm seksual në Shkup

Kundër një 21 vjeçari nga Shkupi, Prokuroria ka iniciuar procedurë për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale, akte seksuale ndaj një vajze 19 vjeçare.
Sipas prokurorisë, më 14 janar, vajza ka hyrë në një qendër tregtare dhe teksa po paguante në njërën nga pikat e pagesës, është vërejtur nga i dyshuari. Ai më pas e ka ndjekur për një kohë derisa vajza ka hyrë në një ndërtesë pranë qendrës tregtare. I dyshuari më pas e ka sulmuar dhe ka filluar ta prekë. Viktima ka rezistuar dhe ka filluar të bërtasë, pas së cilës i dyshuari e ka liruar dhe ka ikur.
I dyshuari, 21 vjeçar, është arrestuar nga policia disa ditë më vonë. Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Penale në Shkup propozimin për caktimin e masave, konfiskim të dokumenteve të udhëtimit, obligim që i dyshuari të paraqitet te zyrtari i caktuar në gjykatë, dhe ndalesë për t’iu afruar viktimës.