Prokuroria: Ruskoska ka bërë shkelje të rëndë, kërkohet shkarkimi i saj

Prokuroria: Ruskoska ka bërë shkelje të rëndë, kërkohet shkarkimi i saj

Gazetar: Ardit Ramadani

Pas ngritjes së procedurës kundër tre prokuroreve publike për shkelje të mundshme disiplinore dhe të Ligjit për Prokurorë Publik, sot edhe zyrtarisht është kërkuar shkarkimi i ish-shefes së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska. Prokurorja tjetër Ivana Trajçeva është dënuar me heqje të 30 për qind nga paga e saj për gjashtë muaj radhazi ndërsa kundër prokurores Elizabeta Josifovska, nuk i është konstatuar shkelje disiplinore dhe e njëjta është liruar nga përgjegjësia.

“Për prokuroren e mëhershme publike në Prokurorinë Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është vërtetuar se është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore, edhe atë të nenit 91, alineja 6 e Ligjit për Prokurorë Publik dhe Komisioni ka vendosur që të rekomandojë shkarkimin e saj deri te Këshilli i Prokurorëve Publik”, thonë nga Prokuroria Publike e RMV-së.

Dy prokuroret Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçeva ndaj të cilave është konstatuar se kanë kryer shkelje të rënda disiplinore kanë të drejtë ankimimi deri te Këshilli për Prokurorë Publik. Rikujtojmë që iniciativën për ngritje të procedurës disiplinore kishte dhënë prokurori publik Ljubomir Jovevski i cili më pas edhe e kishte suspenduar Ruskovskës nga puna.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të bastisjes së kundërligjshme në Policinë Financiare nga ana e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion më 16 korrik të vitit të kaluar, pas së cilës, pa postet e tyre ngelën edhe ish-shefi i Policisë Financiare, Arafat Muaremi edhe prokuroria publike Villma Ruskovska. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button