Prokuroria: S’kemi presion për lëndët
Prokuroria: S'kemi presion për lëndët

Nëpërmjet një reagimi të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, prokurorët i hedhin poshtë informatat që qarkullojnë në opinion në lidhje me trysnitë ndaj tyre për lëndët që veprojnë. Në reagim, prokurorët i dënojnë këto deklarata që godasin në integritetin e tyre. Sipas tyre, asnjë prej prokurorëve, madje as edhe kreu Islam Abazi, nuk e ka rrezikuar pavarësinë dhe përgjegjësinë e tij gjatë kryerjes së funksionit. Siç thuhet më tej, çdo tezë e paverifikuar dhe sensacion i cili shkel besimin në Prokurori, është shkelje direkte e Kushtetutës. Në reagim, gjithashtu prokurorët theksojnë se nuk guxon që të lejohet që vendimet prokuroriale të përdoren për poentim ditor politik, veçanërisht duke e pasur parasysh se vendimi prek ndonjë fat njerëzor.