Prokuroria vazhdon hetimet për Onkologjinë, pacientët shprehen pesimistë

Prokuroria vazhdon hetimet për Onkologjinë, pacientët shprehen pesimistë

Gazetar: Adnan Qaili

Prokuroria vazhdon me hetimet për skandalin në Klinikën e Onkologjisë. Thonë se po merren me rastet më specifike. Nga ana tjetër pacientët shprehen të zhgënjyer për gjendjen në Onkologji. Drejtoresha e re thotë se bëjnë përpjekje maksimale për të kthyer besimin tek mjekët.

“Një vit pasi u zbulua skandali për manipulime të mundshme në Onkologji, Prokuroria po heton disa nga rastet më specifike që janë zhvilluar këtu. Po ashtu edhe në Kuvend është formuar Komision anketues, por këto masa nuk mjaftojnë për pacientët, të cilët kanë humbur besimin në këtë Klinikë dhe shprehen skeptik për terapitë që marrin”, raporton Adnan Qaili, gazetar.

“Shëndetësia jonë është për askund, nuk ka as në Afrikë kështu. Gënjejnë e vjedhin të gjithë vetëm për para, mjafton kjo që e thash për publikun.”

“Mendoj se terapia e parë ishte doza e duhur sepse pata reaksione. Pas asaj kisha edhe 10 terapia, por nuk pata asnjë reaksion, sikur të më kishin dhënë ujë. Nuk dua ta them para kamerës sepse kam hallet e mia pastaj më dalin probleme tjera. Mendoj se ka pasur keqpërdorime, larg asaj që nuk ka pasur.”

Violeta Klisarova, si zëvendësuesja e njërit prej të dyshuarave për skandalin, ish-drejtori medicinal Nino Vasev, tha se janë duke punuar dyfish për të kthyer besimin e qytetarëve. Ajo shprehet e gatshme që në emër të gjithë stafit tu kërkoj falje pacientëve.

“Të përfundoj procedura, të merren dëshmi për segmente të caktuara të parregullsive nëse zbulohen, mendoj se kërkim falja, gjithsesi nga unë për arsye morale si njeriu i parë i klinikës për momentin, nuk e kemi problem dhe nuk turpërohem të kërkoj falje edhe pse nuk jam e përfshirë direkt dhe nuk kam faj personalisht në asnjë prej këtyre çështjeve. Le të përfundoj hetimi dhe do të kërkojmë përgjegjësi, edhe morale nga të gjithë ata që vërtetohen si fajtorë”, tha Violeta Klisarova, Drejtoreshë e Onkologjisë.

Nga Shoqata e pacientëve me kancer “Hema-Onko” thonë se Maqedonia është vendi i vetëm që nuk ka një regjistër të unifikuar për pacientët me kancer. Kryetarja e kësaj shoqate Lidija Pecovak tha se deri më tani është bërë porositje paushallë e terapive dhe gjithçka ka qenë jashtë kontrollit për buxhetin e ndarë.

“Shihet që këtë vit ka pasur kaq, vjet aq dhe do bëjmë planifikim për vitin e ardhshëm, por duhet ta kemi atë regjistër. Në çdo tjetër, madje edhe shtetet ballkanike ka regjistër të pacientëve me kancer, vetëm këtu në Maqedoni nuk kemi. Këtu e shohim që Ministria e Shëndetësisë nuk bashkëpunon me organizatat e pacientëve”, theksoi Lidija Pecovak, Shoqata e pacientëve me kancer “Hema-Onko”.

Në kuadër të muajit tetor, si periudhë e sensibilizimit të qytetarëve për kancerin, në mënyrë që të parandalojnë më të keqën, nga kjo shoqatë thonë se në vend ka rreth 70 mijë pacientë aktiv me kancer. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button