Pronarja e qëndrimit ditor që fshehu 26 fëmijë në bodrum, dënohet me 6 vjet burgim

Pronarja e një biznesi për qëndrim ditor të fëmijëve në Kolorado të SHBA-së është dënuar për fshehjen e 26 fëmijëve në bodrum të shtëpisë së saj, para dy vitesh.

Carla Faith është dënuar me gjashtë vjet burgim pasi disa prej prindërve kanë deklaruar se fëmijët kanë pësuar trauma, përfshirë këtu probleme me gjumin dhe ankth.

Një gjykatës i dha dënimin Faithit të enjten pas dënimit të saj nga një juri në gusht për më shumë se dy duzina akuzash, për keqpërdorim të fëmijëve dhe krime të tjera.

Ajo kishte licencë për tu kujdesur për vetëm deri në gjashtë fëmijë në biznesin e saj të qëndrimit ditor, dhe vetëm dy prej tyre lejoheshin që të ishin nën moshën 2-vjeçare.

Mirëpo, Policia kur ka shkruar në biznesin e saj në nëntor të vitit 2019, pasi kishte pranuar raporte se ajo po kujdesej për më shumë fëmijë se që e kishte të lejuar, ka gjetur 26 fëmijë në bodrum, përfshirë këtu 12 fëmijë nën moshën 2-vjeçare, kanë thënë prokurorët.

Fëmija i 26-të që kishte qenë në bodrum u mor nga një prind ndërsa policia ishte në kujdesin ditor, thanë autoritetet.

Sipas një dëshmie, shumica e fëmijëve që ndodheshin në bodrum, kishin pelena të lagura dhe ishin të djersitur e të etur.

Kur policia kishte shkuar në vendngjarje, Faith u kishte thënë se nuk kishte fëmijë aty dhe se shtëpia nuk kishte bodrum, mirëpo Policia kishte dëgjuar muzikë fëmijësh dhe po ashtu të qarën e një fëmije në ato momente.

Avokati i saj, Josh Tolini, ka deklaruar se ajo e kishte të vështirë t’i refuzonte prindërit të cilët dëshironin një vendqëndrim për fëmijët e tyre, prandaj edhe situata i kishte dalë nga kontrolli.

LEXO EDHE:

Back to top button