Propozimi për shumicën e re parlamentare, para deputetëve

Propozimi për shumicën e re parlamentare, para deputetëve

Në rendin e ditës të seancës së 104-të të Kuvendit sot është propozimi për rikonstruimi i Qeverisë.

Në seancën e caktuar për në orën 15:00 pasdite do të debatohet dhe vendoset për zgjedhjen e katër ministrave të rinj dhe pesë zëvendësministrave, pas vendimit për bashkëngjitjen e ASH-së shumicës qeveritare.

Ndërkohë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dje pas seancës së Kuvendit Qendror ka njoftuar se tre deputetët e kësaj partie do të veprojnë si opozitë, zyrtarët e tyre do të tërhiqen nga pozitat e tyre, por nëse ka ndryshime kushtetuese do të votojnë “pro”.

Me propozimin për shumicën e r të Qeverisë, ministrat e Alternativës, për Shëndetësinë, për Shoqërinë Informatike dhe Administratë dhe për diasporën duhet të shkarkohen dhe të zëvendësohen me kuadër të Aleancës për Shqiptarët. Njëkohësisht duhet të konstatohen edhe dorëheqjet e ministrave të Drejtësisë Nikolla Tupançevski nga LSDM dhe për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini nga BDI.

LEXO EDHE:

Back to top button