Protesta e gjashtë në Shqipëri, policia nis kontrollet

Ka nisur orari zyrtar i protestës në Shqipëri, ndërkohë që policia e cila zbriti e para në terren ka nisur me kontrollet.
Siç raportojnë mediat lokale efektivët e uniformave blu kanë filluar të bëjnë verifikimet. Adoleshentët që ndodhen në shesh janë kontrolluar nga policia nëse kanë mjete piroteknike.
Ndërkohë ka nisur edhe grumbullimi i protestuesve, të cilët do ta mbajnë sot protestën e gjashtë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra para një jave nga policia.
Ndërkohë, pak orë më parë, policia shqiptare bëri të ditur me anë të një njoftimi për media se nuk do të tolerohet asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese