Hoti nuk beson se AAK-ja do të prishë koalicionin me LDK-në


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur rreth mundësisë së daljes së AAK-së nga koalicioni qeverisës pas përplasjeve rreth marrëveshjes së Uashingtonit.

Ai tha se do të kujdeset që marrëveshja finale të ketë njohjen reciproke.

“Në këtë vend ka vetëm një kryeministër dhe jo dy a tre të tjerë. Askush nuk mund të diktojë politikat qeverisëse”, ka thënë Hoti duke iu referuar përplasjeve të fundit ndërmjet LDK-së dhe AAK-së për liqenin e Ujmanit, e cila është pjesë e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.

“Secili duhet të qëndrojë brenda marrëveshjes së koalicionit. Nuk besoj se do të largohen nga koalicioni”, është shprehur Hoti, duke iu referuar AAK-së, partnerit të koalicionit me LDK-në.

LEXO EDHE:

Back to top button