Protesta masive në Beograd, kërkohet dorëheqja e Vuçiç

Protesta masive në Beograd, kërkohet dorëheqja e Vuçiç

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan të premten në Beograd, në protesta anti-qeveritare kundër vrasjeve masive që u morën jetën 18 personave. Qytetarët e drejtojnë gishtin nga autoritetet që siç thonë, kanë lejuar përhapjen e pakontrolluar të kulturës së dhunës. Më 3 maj, një 14 vjeçar vrau 9 nxënës shkolle dhe një roje të sigurisë në vrasjen e parë masive në serbi, ndërsa një ditë më vonë, një 21-vjeçar i mori jetën 8 personave në afërsi të Beogradit. Partitë opozitare, të cilat organizuan demonstratat thanë se qeveria e udhëhequr nga presidenti Vuçiç, kishte dështuar të vinte nën kontroll mediat që promovonin dhunën dhe të vepronte kundër elementeve kriminale në shoqëri. Së fundmi, disa programe Reality Show në Serbi kanë përfshirë kriminelë të dënuar, mes të cilëve edhe vrasës dhe ka shfaqur gra që rrahin gratë.

“Kam ardhur të protestoj, sepse nuk dua të jetoj në këtë vend, kështu siç  është tani. Jam kundër dhunës, kësaj të keqeje që po jetojmë dhe mënyrë se si po udhëhiqet ky vend”.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Vuçiç, ministrit të brendshëm Bratisllav Gashiq dhe shefit të Agjencisë për Informim të Sigurisë. Është kërkuar gjithashtu, shkarkimi i Organit rregullator të mediave elektronike, mbyllja e tabloideve që propagandojnë dhunën dhe shkelin kodin gazetaresk, si dhe konfiskimi i frekuencave kombëtare nga televizionet Pink dhe Happy.

Protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit para se të marshonin përmes kryeqytetit, në Gazela që është ura më e ngarkuar në autostradë në Beograd, si dhe Ura e Brankos, që lidh Beogradin e Ri me qendrën e qytetit. Një pjesë e manifestuesve e kaluan natën duke bllokuar një pjesë të autostradës ndërkombëtare, çka çoi në paralizë të qarkullimit. Presidenti Vuçiç tha se kishte marrë informacion nga shërbimet të Lindjes, se protestat në serbi ishin përpjekje për revolucione me ngjyra.

LEXO EDHE:

Back to top button