Protesta më 1 maj, LSM: Pagat patjetër të rriten

Protesta më 1 maj, LSM: Pagat patjetër të rriten

Rritja e pagave të punëtorëve për 2.806 denarë është e nevojshme për të mbijetuar këtë krizë, thonë nga Lidhja e Sindikatave. Sindikata u bëri thirrje të gjithë punonjësve të sektorit publik dhe privat të protestojnë më 1 maj, duke kërkuar rritje të pagave. Ata kërkuan solidaritet edhe nga të gjitha organizatat joqeveritare dhe sindikatat e tjera për plotësimin e kërkesave të tyre, shkruan Alsat.

“Ky 1 maj nuk do të festohet. Lidhja e Sindikatave do të protestojë këtë 1 maj. Na duhen para për të festuar dhe paratë i hëngri inflacioni. Muajin e kaluar analizat tona tregojnë se inflacioni është rritur për 8,8 për qind, dhe për këtë arsye kërkojmë sa më parë 2800 denarë, sepse shohim se inflacioni po rritet dhe ato 2800 denarë nëse nuk i marrim vlera e tyre mund të jetë më e ulët muajin tjetër me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë”, deklaroi Darko Dimovski, kryetar i LSM-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button