fbpx

Protesta në Berlin, mijëra vetë kundër masave anti-Covid – ALSAT-M


Me mijëra vetë kanë mbushur rrugët e Berlinit për protestën masive kundër masave ndaj pandemisë së koronavirusit.

Një gjykatë gjermane ia dha në fund dritën jeshile mbajtjes së tubimit që ka detyruar policinë të dërgojë tremijë efektivë për të kontrolluar turmën. Aktivistët përmes rrjeteve sociale u bënë thirrje ndjekësve në mbarë Evropën që t’i bashkëngjiten protestës së tyre.

Të zemëruar nga një vendim i mëparshëm për të ndaluar protestat pasi demonstruesit në një tubim të fundit nuk kishin mbajtur maska e nuk e kishin respektuar as distancimin social, aktivistët i kishin shtuar përpjekjet për grumbullime masive këtë fundjavë.

Me lejimin e tyre, gjykata praktikisht I doli kundër ministrit të brendshëm gjerman, Andreas Geisel, i cili kërkoi që protesta të mos zhvillohej duke ngritur shqetësime lidhur me përhapjen e koronavirusit. Deri më tani Gjermania e ka menaxhuar pandeminë më mirë se shtete të tjera evropiane e kjo falë testimeve rigoroze. Javët e fundit megjithatë, edhe ky vend shënoi rritje të rasteve të reja, ashtu si mjaft shtete të tjera të botës.

LEXO EDHE:

Back to top button