Protesta në Francë kundër reformës së pensioneve, qindra të arrestuar

Protesta në Francë kundër reformës së pensioneve, qindra të arrestuar

Franca është e përfshirë nga protestat e dhunshme, kundër reformës së pensioneve. Protestat u përshkallëzuan në të gjithë vendin, ku të paktën 457 persona u arrestuan dhe rreth 441 oficerë mbetën të plagosur. 1000 kosha plehrash u dogjën në kryeqytetin francez gjatë aksionit të një dite më parë. Mes grevës njëjavore, koshat janë bërë simbol i protestës. Sondazhet thonë se shumica e francezëve e kundërshtojnë projektligjin e Macronit për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, gjë që ai thotë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë. Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme më shumë se një milion qytetarë dolën në të gjithë Francës, kundër reformës për rritjen e moshës së pensionit.

LEXO EDHE:

Back to top button