Protesta në Greqi, qytetarët të zemëruar me sistemin e vjetër hekurudhor
Protesta në Greqi, qytetarët të zemëruar me sistemin e vjetër hekurudhor

Sindikatat në Greqi protestuan jashtë godinës së operatorit hekurudhor të vendit pas aksidentit tragjik të dy ditëve më parë, në të cilin kanë vdekur të paktën 57 persona e 56 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Ata protestuan për kushtet e këqija të punës dhe e cilësuan dështim të qeverisë pasi nuk është modernizuar rrjeti hekurudhor.
Këtë të premte ata kanë bërë thirrje për një grevë 24 orëshe. Protesta u zhvilluan edhe në Selanik dhe në Larisa.Të afërmit e viktimave sulmuan gjithashtu zyrtarët e qeverisë dhe operatorin privat hekurudhor.
Greqia ka një rrjet të kufizuar hekurudhor që nuk arrin në pjesën më të madhe të vendit. Pavarësisht projekteve të modernizimit, pjesa më e madhe e punës kryesore të kontrollit hekurudhor ende realizohet manualisht./euronews.al/