Protesta në Iran, 116 të vdekur dhe mbi 2,600 të arrestuar

Protesta në Iran, 116 të vdekur dhe mbi 2,600 të arrestuar

Të paktën 65 persona janë vrarë dhe më shumë se 2,300 janë arrestuar gjatë dy javëve të protestave antiqeveritare që kanë tronditur Iranin. Demonstratat janë përhapur në të paktën 100 qytete në të 31 provincat e Iranit, në një valë trazirash mbarëkombëtare për shkak të kushteve të rënduara ekonomike. Kryetari i parlamentit të Iranit iu përgjigj të dielën protestave që tronditën vendin duke thënë se regjimi duhej të “vendoste sigurinë”. Ai kritikoi një “luftë terroriste” që po dëmtonte bizneset dhe jetesën në Iran. Një ndërprerje e internetit në të gjithë vendin, e imponuar nga autoritetet, është gjithashtu duke vazhduar, sipas një organi mbikëqyrës. Autoritetet kishin ndërprerë aksesin në internet dhe linjat telefonike në Teheran dhe qytete të tjera të enjten. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të sulmojë Iranin nëse forcat e sigurisë përgjigjen me force. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button