Protesta në Londër/ Manifestuesit kundërshtojnë dëbimin e emigrantëve nga vendi

Protesta në Londër/ Manifestuesit kundërshtojnë dëbimin e emigrantëve nga vendi

Protestues të shumtë bllokuan në Londër rrugën ku po kalonte një autobus, që dyshohet se transportonte azilkërkues që do të dëbohen.

Manifestuesit çanë gomat e autobusit përpara se të bllokonin rrugën në distriktin “Peckham”, në jug-lindje të kryeqytetit britanik.

Sipas mediave britanike, të paktën 45 persona u arrestuan teksa agjentët e policisë po shpërndanin grupin e protestuesve. “Kjo e sotmja ishte një protestë për të ruajtur fqinjët tanë nga rregullat e ndyra të Ministrisë së Brendshme dhe mbrojtjen e atyre që nuk kanë një status të sigurt emigracioni e që po radikalizohen jashtë shoqërisë”.

Ministria e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar ka përdorur anijen me kontejnerë “Bibby Stockholm”, e ankoruar në Dorset, në jug të Anglisë, për të vendosur emigrantët, me qëllim uljen e kostos së strehimit të tyre.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe ato të bamirësisë kanë kundërshtuar skemën, duke deklaruar se është e papërshtatshme për vendosjen e azilkërkuesve.

LEXO EDHE:

Back to top button