Protesta për ajrin e ndotur, “TITAN Usje” hedh poshtë akuzat

Protesta për ajrin e ndotur, “TITAN Usje” hedh poshtë akuzat

Gazetar: Avni Tahiri

Edhe përkundër protestave të qytetarëve të Shkupit për ajrin e ndotur para kompanisë “TITAN Usje”, ditë më pare, nga kjo kompani thonë se nuk janë shkaktar të ndotjes në kryeqytet. Sipas kompanisë, aktivitetet zhvillohen në përputhje me standardet ekologjike dhe se emetimet janë brenda kufijve të lejuar ligjor.

“Dua të them se “Titan Usje”, nuk është ndotës. Shumë studime serioze janë bërë të vetë grimcave të cilat janë në ajrin e ambientit tregojnë për prejardhjen e tyre dhe asnjë nga ato nuk tregon se industria është faktor dominues, nga ana tjetër Usje ka monitorim 24 orësh të cilat i matin në çdo sekondë në të gjitha oxhaqet e procesit prodhues të fabrikës”, tha Goce Cvetkovski – Drejtor teknik./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button