Protesta të ashpra në Serbi

Protesta të ashpra në Serbi

Nuk ndalen përplasjet mes protestuesve, të cilët kundërshtojnë miratimin e GUP-it, me sigurimin dhe policinë e Serbisë.

Ngjarjet kanë ndodhur në disa “valë” gjersa policia po tenton të ndalë protestën.

Në një moment demonstruesit i vodhën mburojën një pjesëtari të xhandarmërisë serbe.

Pak kohë më pas, ka pasur një tjetër konflikt mes turmës dhe policisë. Sipas informacioneve jozyrtare disa janë arrestuar.

Sipas gazetarit të nova.rs që ndodhet në vendngjarje, qytetarët kërkojnë që një nga qytetarët t’i drejtohet, në të kundërtën kërcënojnë se do të çajnë gardhin dhe do të hyjnë në Kuvend.

Kujtojmë se qytetarët po protestojnë në prag të mbajtës së seancës së qytetit të Novi Sadit.

Ndryshe, protestuesit po kundërshtojnë miratimin e Planit Gjeneral Urban (GUP) të Novi Sadit, i cili parasheh që një pjesë e qytetit të futet në ujë.

LEXO EDHE:

Back to top button