Protestat të dhunshme kundër karantinës në Holandë

Holanda, vendi i parë në Evropën Perëndimore që rihyri në izolim me vendosjen e masave të rrepta të karantinës po përballet me valën e 4-të të koronavirusit. Bllokimi nuk është i plotë, por i pjesshëm, dhe përfshin mbylljen e dyqaneve ushqimore dhe argëtimit nga ora 20:00, etj. Bllokimi i shpallur do të zgjasë 3 javë.

“Ne kemi një lajm shumë të keq me vendime shumë të këqija dhe afatgjata”, tha kryeministri Mark Rutte. Gjatë konferencës së tij për shtyp dhjetëra persona u mblodhën për të protestuar ndaj masave. Protestuesit hodhën gurë ndërsa policia u përpoq t’i shpërndante. Një reporter i Agjencisë Franceze raportoi për përplasje të dhunshme midis rreth 200 protestuesve dhe policisë.

Shumica e vendeve të Evropës janë duke u përballur me rritje të rasteve me këtë virus. Austria po ashtu pritet të kufizojë lëvizjet e personave të pavaksinuar. Danimarka ka rikthyer kërkesën për certifikatë të vaksinës, ndonëse në muajin shtator pati thënë se COVID-19 nuk është më sëmundje “kritike”.

LEXO EDHE:

Back to top button