Protestë para Qeverisë, një ditë pasi pacienti me fibrozë cistike humbi betejën me sëmundjen

Protestë para Qeverisë, një ditë pasi pacienti me fibrozë cistike humbi betejën me sëmundjen

Gazetare: Vjollca Aliti

Shoqata e pacientëve me fibrozë cistike doli përpara Qeverisë për të ngritur edhe njëherë zërin për nevojën urgjente të ilaçit Trikafta, sidomos një ditë pasi ndërroi jetë pacienti Bllagojçe Ilievski të cilit i ishte premtuar sigurimi i terapisë. Mjekët kishin alarmuar se mungesa e ilaçit mund të jetë fatale për Ilievskin.

“Është e dhimbshme që në shekullin 21 nuk kemi ilaç për fibrozës cistike, ndërsa njerëz vdesin nga kjo sëmundje. Nuk duhej që të kishte ndërruar jetë Bllagojçe brenda që brenda natës së gjendeshin paratë”, deklaroi Ivana Vasilevska, Asociacioni i pacientëve me fibrozë cistike.

Ndërkohë ministri Sali, tha se dikasteri i tij nuk mund të jetë përgjegjësi kryesor për sigurimin e ilaçit. Ai rikujtoi edhe njëherë se tashmë është siguruar buxhet për 8 pacientë me fibrozë cistike prej 30 sa janë gjithsej.

“Mbrëmë shpreha ngushëllimet e mia deri të të gjithë anëtarët e këtij Asociacioni.  Ata e dinë gatishmërinë time për zgjidhjen e këtij problemi i cili ishte i komplikuar si pasojë e faktorëve tjerë dhe jo nga Ministria e Shëndetësisë. Duke pasur parasysh se ministria nuk i blen ilaçet por ajo i organizon sistemin dhe iu jep institucioneve kompetenca me çka mund të disponojnë dhe si të organizohen”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Kryeministri Kovaçevski tha se për shkak të procedurave burokratike janë krijuar komplikime në furnizimin e barnave specifike nga jashtë shtetit.

“Burokraci që thuajse asnjëherë nuk mendon për çfarë diçka duhet të bëhet. Burokraci e cila ashiqare nuk ka asgjë kundër të pres përderisa qytetarët vuajnë. Por, burokracia nuk pyet se këta njerëz nuk janë nga një planetë tjetër. Burokracia kemi të gjithë ne! Dhe është koha të përballemi me këtë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së .

Ilaçin Trikafta të cilin të cilin e kërkojnë pacientët me sëmundjen e rrallë të fibrozës cistike  nuk është i disponueshëm në vendin tonë, sigurimi i tij është tejet i kushtueshëm. Këta pacientë në mungesë të Trikaftas kurohen me ilaçe alternative si antibiotikë të ndryshëm dhe metoda të tjera mjekësore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button