Protestojnë banorët e Sedllarcës, kërkojnë të lirohen nga pagesa e autostradës

Banorët e fshatit Sedllarcë të Tetovës nuk heqin dorë nga kërkesa për tu liruar nga pagesa e autostradës. Revoltën e tyre e shprehen duke bllokuar pikë pagesën rrugore në Tetovë në drejtim të Gostivarit.

“Kërkojmë autostradën për Sedllarcën ta heqin. Ne për tre kilometra paguajmë 30 denar. Askush s`na ka pranuar, kush do na pranojë, ata që rrinë nëpër karrige. Kjo është turp për partitë tona”.

“Kemi kërkuar që të gjejmë një lloj zgjidhje, ose të paguajmë aq sa shkelim, ose kartela të na japin ose të na bëhet rruga anësore. Tre herë jemi drejtuar me këto kërkesa te Drejtoria e rrugëve, asnjë përgjigje s`na kanë dhënë. Ne do vazhdojmë madje edhe më ashpër me protestat”.

Nga Drejtoria për Rrugë të Maqedonisë nuk treguan nëse po e shqyrtojnë kërkesën e banorëve. Ndërkohë banorët paralajmërojnë protesta të reja për të premten e ardhshme.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button