Protestuan për lirimin e Navalnyt, Rusia dëbon diplomatët e BE

Rusia ka dëbuar disa diplomatë nga Gjermania, Suedia dhe Polonia.

Ministria e Jashtme në Rusi ka njoftuar dëbimin e diplomatëve nga vendet e Bashkimit Europian që morën pjesë në protesta të mbajtura në mbështetje të opozitarit Alexei Navalny.

Njoftimi erdhi pak orë pasi shefi i punëve të Jashtme të BE Josep Borrell u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.

Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme suedeze ka mohuar që diplomati i tyre të ketë marrë pjesë në demonstratë.

LEXO EDHE:

Back to top button