Maturantët ndërprenë përkohësisht bojkotin

Maturantët ndërprenë bojkotimin e mësimit përkohësisht derisa ligjvënësi të merr një vendim konkret në lidhje me kërkesat e tyre. Një vendim i tillë i maturantëve vjen pas një javë takimesh intensive midir tyre dhe deputetëve të opozitës dhe pushtetit, ku deri më tani më shumë se 70 deputetë dhanë mbështetjen e tyre për ndryshime ligjore në Ligjin për arsim të mesëm, të propozuar nga VMRO.

Morëm vendim që përkohësisht t’i pezullojmë të gjitha aktivitetet e bijkotit nga data 6 shkurt deri në 12 shkurt, gjegjësisht deri atëherë kur duhet të thirren seanca në Kuvend për të votuar në lidhje me ndryshimet që duhet të bëhen në lidhje me uljen e numrit të lëndëve që duhet të bëhen nga 4 në 2’ deklaroi Blendi Hodai, Unioni i Nxënësve të shkollave mesme.

 Nga Unioni thonë se në rast se kjo çështje nuk gjen zgjidhje as në Kuvend atëherë nga fillimi i Marsit ata do të vendosin tenda përpara ministrisë së Arsimit, dhe protesta do ketë në gjithë territorin e vendit.

Në asnjë mënyrë ndërprerja e bojkotit përkohësisht nuk dmth se jemi dorëzuar nga kërkesat tona. Nga sot e tutje ne ende më shumë do të bëjmë presion  që të njejtat kërkesa, të paktën deri në muajin shkurt të pranohen. Nëse nuk pranohen,nga muaji mars do të fillojmë me protesta në Shkup dhe në qytetet e tjera’ pohoi Blendi Hodai, Unioni i Nxënësve të shkollave mesme.

 Afati i parë i maturës shtetërore mbahet në fund të muajit Maj. Afati i dytë në Qershor ndërsa i treti në Gusht.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button