Protestuesit libianë sulmojnë ndërtesën e parlamentit

Protestuesit libianë sulmojnë ndërtesën e parlamentit

Protestuesit kanë sulmuar parlamentin e Libisë në qytetin lindor të Tobruk dhe i kanë vënë flakën një pjese të ndërtesës.

Imazhet e publikuara në internet treguan re të tymit ndërsa demonstruesit digjnin goma, raporton bbc.

Ka pasur tubime në qytete të tjera libiane kundër ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, rritjes së çmimeve dhe bllokimit politik.

Në kryeqytetin, Tripoli, ku sundon një administratë rivale, protestuesit bënë thirrje për zgjedhje

Kërkesa e tyre u mbështet nga kreu i qeverisë së përkohshme të unitetit, Abdul Hamid Dbeibah, i cili tha se të gjitha institucionet e vendit duhet të ndryshohen.

Trazirat vijnë një ditë pasi bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë, të cilat synonin të hapnin rrugën e zgjedhjeve të reja, përfunduan me pak përparim.

Libia ka qenë në kaos që nga kryengritja e mbështetur nga NATO në vitin 2011, që rrëzoi sundimtarin shumëvjeçar, kolonel Muammar Gaddafin.

Vendi i pasur me naftë, një pikë kyçe nisjeje për disa nga mijëra emigrantë që udhëtonin drejt Evropës, dikur kishte një nga standardet më të larta të jetesës në Afrikë, me kujdes shëndetësor dhe arsim falas.

LEXO EDHE:

Back to top button