Vondra, shtrëngon edhe më tej mbrojtjen e Shkëndijës

Mbrojtja e Shkëndijës në sezonin e ri do të jetë më e fortë për 26-vjeçarin Jan Vondra nga Çekia, pasi që ky I fundit firmosi kontratën dyvjeçare me “kuqezinjtë”.

“Jam i lumtur që do të luaj në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkendijës. Mendoj se kam ardhur në skuadër në momentin e duhur, para ndeshjeve në kompeticionet evropiane. Shpresoj që nga ndeshjet në Ligën e Konferencës do ta arsyetoj angazhimin tim me Shkendijen, por natyrisht përqendrimi do të jetë edhe në sezonin e ri garues, ku besoj se do të garojm për titullin kampion të Maqedonisë”, tha mbrojtësi.

Mbrojtësi çek e kaloi të gjithë karrierën e tij në ligën vendase dhe tani do të bëjë një hap të ri dhe do të ketë përvojën e tij të parë ndërkombëtare në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Kujtojmë se kohë më parë Shkëndija firmosi kontratë edhe me Davor Taleskib dhe Vlatko Stojanovskin.

LEXO EDHE:

Back to top button