VIDEO / Provedel, portieri i dytë që shënon gol nga loja në Ligën e Kampionëve

“Gardiani” i Lacios, Ivan Provedel, ishte heroi i ndeshjes së sotme ndaj Atletiko Madridit, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Provedel shënoi gol të pabesueshëm në minutën e 95-të, duke e barazuar rezultatin 1-1, me një goditje fantastike me kokë.
Ivan Provedel bëhet portieri i parë që shënon gol nga loja në Ligën e Kampionëve. I fundit e ka bërë ishte portieri Vinsent Enejama sa ishte pjesë e ekipit Hapoel Tel Aviv, 13 vite më parë.

Golin për Atletikon e realizoi në pjesën e parë Pablo Barrios, në minutën e 29-të. Atletiko dhe Lacio renditen në vendin e dytë dhe të tretë në Grupin E. Në vend të parë është Fejnordi, me tri pikë, pasi mposhti Seltikun me rezultat 2-0.