Pse ndryshoi Alternativa – Përgjigjet Sela

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë në Programi 200, ka folur për herë të parë pas zhvillimeve të fundit politike, dhe ‘ndarjes’ që kjo parti pati me Alternativën e cila tashmë ka nënshkruar një marrëveshje për të hyrë në Qeveri, shkruan Alsat.

Sela ka thënë fillimisht se ndjehet i zhgënjyer, derisa nuk ka dhënë një përgjigje konkrete se çfarë ndodhi me ftohjen e këtij koalicioni dhe ndryshimin e qëndrimit të Alternativës karshi partisë së tij.

“Ndjehem i zhgënjyer, nuk ka si të ndihem ndryshe, por po ashtu edhe krenarë për cdo deputet të ASH-së, për cdo eksponetet të ASH-së, të cilët janë serioz dhe të përcaktuar. Ne e dim se jemi me 12 deputetë nga populli, këta 12 deputetë nuk janë pronë e subjektit por janë pronë e qytetarit që kanë votuar ndryshim”, tha Sela duke përfshi këtu edhe deputetët e Alternativës.

“Koalicionet nuk janë të lehta, janë të vështira. Ne mund të përgjigjemi për hapat tonë, për hapat e subjekteve tjera politike duhet të përgjigjen ata vet. Argumentet e tyre ne i kemi dëgjuar, dhe le të ma thonë në cilin segment Ziadin Sela është antievropian”, theksoi ai në Programi200./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button