Pse njerëzit nuk janë të interesuar që të shpëtojnë veten nga ndryshimet klimatike?

Pse njerëzit nuk janë të interesuar që të shpëtojnë veten nga ndryshimet klimatike?

Ndryshimet shkatërruese të klimës po ndodhin më shpejt se sa pritej dhe bota po shkon drejt kufirit të ngrohjes prej 1.5 gradë Celsius që do të arrijë në pak më shumë se dhjetë vjet, ka njoftuar OKB-ja.

Temperaturat e regjistruara vitet e fundit në pjesë të ndryshme të botës kanë shkaktuar stuhi dhe përmbytje të shumta shkatërruese, valë të nxehtit që shkatërruan të korrat dhe thatësira shkatërruese.

Por brezat që do të vijnë do ta gjejnë periudhën më të ngrohtë që nga viti 2020 relativisht e ftohtë, edhe nëse emetimet e karburanteve fosile që ngrohin planetin bien me shpejtësi, sipas një raporti nga paneli këshillues i OKB-së për klimën. “Përmbledhja për politikëbërësit” me 36 faqe është një sintezë e gjashtë raporteve kryesore nga viti 2018 deri më sot nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Raporti është një kujtesë brutal se, ndërsa njerëzimi ka mjetet për të parandaluar katastrofën klimatike, ai ende nuk po i përdor këto mjete.

Në fillim të viteve 2030, bota mund të arrijë qëllimin për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1.5 gradë Celsius në krahasim me periudhën para-industriale, gjë që do të ndikojë në të ardhmen e afërt. Por kreu i IPCC tha për AFP se ai besonte se nuk ishte tepër vonë për t’i kthyer gjërat dhe e quajti raportin një “mesazh shprese”.

“Mungon gjëja kryesore – vullneti politik”

“Ne kemi njohuritë, teknologjinë, mjetet, financimin, në thelb gjithçka që nevojitet për të kapërcyer problemet klimatike për të cilat kemi qenë të vetëdijshëm për kaq shumë kohë,” tha Hoesung Lee në një intervistë me video. “Por tani po na mungon një gjë kyçe – një vullnet i fortë politik për t’i zgjidhur këto çështje njëherë e përgjithmonë.”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, duke reaguar ndaj raportit, tha se vendet e pasura që synojnë neutralitetin e karbonit në vitin 2050 ose më vonë duhet të përshpejtojnë objektivat e tyre dhe t’i përmbushin ato më së voni deri në vitin 2040 për të “çaktivizuar bombën me sahat klimatike”.

“Njerëzimi është në akull të hollë dhe ai akulli po shkrihet shpejt,” tha shefi i Kombeve të Bashkuara në një mesazh video pasi paneli i IPCC publikoi raportin e tij të fundit. Guterres e krahasoi atë me një “udhëzues të mbijetesës njerëzore”.

IPCC ka treguar qartë se përfitimet për shoqërinë dhe ekonominë botërore nga kufizimi i ngrohjes globale nën dy gradë Celsius tejkalojnë kostot ekonomike. Bisedimet nëntë-ditore, të mbajtura në Interlaken, Zvicër, u shënuan nga mosmarrëveshjet mbi lëndët djegëse fosile, deri tani nxitësi më i fuqishëm i ngrohjes globale.

LEXO EDHE:

Back to top button