Horhe Sampaoli “dorëzon çelsat” e stolit të Sevilja-s

Horhe Sampaoli nuk është më trajneri i Seviljas. Tekniku argjentinas, në mandatin e tij të dytë me andaluzianët, nuk ka mundur të përmirësojë situatën e tij që nga rikthimi.

Humbja në ditën e fundit të kampionatit ndaj Getafes sihte fatale. 63-vjeçari zëvendësoi Julen Lopeteguin në tetor dhe në 31 ndeshje të luajtura ai fitoi 13, barazoi 6-të dhe humbi 12-të.

Ndërsa është ende në garën e Europa League, Sevilla e gjen veten vetëm dy pikë mbi zonën e rëndies. Klubi bën të ditur se po punohet për zyrtarizimin e trajnerit të ri që ditën e sotme në mënyrë që ai të drejtojë stërvitjen e orës 18:00.

LEXO EDHE:

Back to top button