Pse nuk duhet të rrini më shumë se 5 minuta në tualet

Pse nuk duhet të rrini më shumë se 5 minuta në tualet

Një universitet në Britaninë e Madhe kreu një studim që tregoi se një person mesatarisht shpenzon 3 orë e gjysmë në javë në tualet. Mesatarisht, një person shpenzon pesë orë në tualet dhe do të shkojë në banjo nga katër deri në shtatë herë në ditë.

Ju ndoshta pyesni veten pse njerëzit shpenzojnë kaq shumë kohë në tualet, dhe përgjigja është mjaft e thjeshtë. Një numër i madh njerëzish sot shkojnë në tualet me celular, ndaj gjatë qëndrimit aty ata shikojnë foto, video ose dërgojnë mesazhe.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është përgjithësisht i dëmshëm dhe është një nga shkaqet kryesore të hemorroideve. Qëndrimi për një kohë të gjatë në tualet dhe njëkohësisht “lëvizja” në Instagram janë padyshim aktivitete që mund t’i shmangni.

Ekspertët nga klinika Mayo zbuluan se qëndrimi ulur krijon presion shtesë në venat e vendosura në rektum, gjë që mund të çojë në shfaqjen e hemorroideve, të cilat mund të jenë jashtëzakonisht të pakëndshme, të dhimbshme dhe të shkaktojnë gjakderdhje.

Dhimbja, kruajtja dhe shfaqja e kokrrave janë simptomat më të zakonshme të hemorroideve dhe për të reduktuar mundësinë e shfaqjes së tyre, mund të përpiqeni të uleni sa më pak të jetë e mundur, të rrisni aktiviteti fizik dhe të konsumoni një sasi të mjaftueshme uji.

Ka gjëra që mund të bëni në shtëpi për të parandaluar hemorroidet, duke përfshirë marrjen e mjaftueshëm të fibrave dhe ujit të pijshëm. Në shumicën e rasteve, hemorroidet trajtohen pa vështirësi të mëdha, por mund të krijojnë vërtet një problem të madh dhe të kërkojnë trajtim spitalor. Edhe ky nuk është një rast i rrallë.

Mjekët besojnë se, nëse nuk ka nevojë të justifikuar për të, nuk duhet të uleni në tualet për më shumë se 5 minuta. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button