Pse pikat e syve duhet ruajtur në temperature dhome dhe jo në frigorifer, si duhet t’i përdorim?

Pse pikat e syve duhet ruajtur në temperature dhome dhe jo në frigorifer, si duhet t’i përdorim?

Gazetare: Arta Sefadini

Çdo ilaç jepet edhe me udhëzimin përkatës për përdorimin e tij. Por shumë shpesh njerëzit nuk e lexojnë udhëzimin dhe nuk përdorin ilaçin në mënyrën e duhur. Ilaçe të ndryshme duhet ruajtur në kushte adekuate për të dhënë efektin e duhur, shkruan Alsat.

Pikat e syve sygjerohet të mbahen jashtë frigoriferit, në temperature dhome. Por pse?

“Sepse nëse përdorim të njëjtin ilaç me temperaturë 2-6 gradë si frigoriferi, kur aplikohet në sy, do të krijojë stres në sy, stresi në sy shkakton probleme të tjera në planin afatgjatë. Prandaj dua të theksoj se të gjithë pacientët që nuk e dinin që pikat e syve nuk mbahen jashtë frigoriferit gjatë përdorimit, ju lutemi t’i nxirrni jashtë, t’i mbani në temperaturë ambienti sepse kështu do të keni një efekt më të mirë”, thotë Enes Jusufi, magjistër i farmacisë.

Mbajtja e pikave të syve jashtë frigoriferit nuk ndihmon vetëm në maksimalizimin e efektit të tyre, por është e domosdoshme për të mos komplikuar gjendjen tuaj shëndetësore.

Jusufi tregon si ndikon ndryshimi i temperaturës së frigoriferit ku ruhen pikat me temperaturën normale të syrit.

“Jo në kuptimin e efektit maksimal, por jo për të krijuar stres në sy sepse temperatura e syrit është 37 gradë sa është temperatura normale e çdo personi, kur të jetë në frigorifer do të jetë 2-6 gradë, ndaj bëjmë një diferenca gati 30 gradë dhe që shkakton stres në sy. Prandaj, ato duhet të ruhen në temperaturën e dhomës për të minimizuar efektet anësore të stresit të syve”, përfundon ai./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button