Pse shfaqen njollat e bardha në thonj?

Pse shfaqen njollat e bardha në thonj?

Ndryshimet e ngjyrës, brishtësia ose trashja e thonjve në këmbë dhe duar mund të jenë një shenjë se diçka po ndodh në trupin tuaj, kryesisht e padëmshme dhe e zgjidhshme

Megjithatë, ndryshimet në thonjtë mund të jenë edhe shenjë e diçka më serioze, por këto raste janë mjaft të rralla.

Shkaqet e ndryshimeve në thonjtë janë të ndryshëm, nga kërpudhat deri në psoriazë.

Kërpudhat (onikomikoza)

Sipas klinikës Mayo, myku i thonjve zakonisht fillon si një njollë e bardhë ose e verdhë nën majën e thoit. Edhe pse infeksionet kërpudhore të thonjve të këmbës janë rrallë një shkak për shqetësim kur bëhet fjalë për shëndetin tonë të përgjithshëm, ato rrallë largohen pa trajtim.

Infeksioni Candida

Edhe pse zakonisht gjendet në thonjtë e njerëzve që shpesh i mbajnë duart në ujë, kjo kërpudhë mund të gjendet edhe në thonjtë e këmbëve, veçanërisht nëse këmbët tuaja janë shpesh në ujë.

Ashtu si me gjendjet e tjera që shkaktojnë njolla të lehta në thonj, një infeksion me candida bën që thonjtë të bëhen të zbehtë dhe të prirë për t’u thyer. Lëkura rreth thoit të infektuar zakonisht merr një ngjyrë të kuqërremtë.

Psoriaza

Psoriaza e thonjve është një gjendje e zakonshme inflamatore. Thonjtë e shëndetshëm janë të lëmuar, por me psoriazë, thonjtë e këmbëve janë më të trashë dhe sipërfaqja e tyre është e mbuluar me dhëmbëza të vogla. Thoi mund të fillojë të thyhet, por edhe të ndahet nga gishti.

Për raste të lehta, mjeku juaj mund të përshkruajë aplikimin lokal të vitaminës D, retinoideve (vitaminë A), kremrave të kortizonit ose injeksione kortizoni nën thonjtë e prekur. Fototerapia (trajtimi me rreze ultravjollcë) gjithashtu mund të ndihmojë.

Arsyeja e njollave të bardha në thonj mund të jetë edhe manikyri i vjetër.

Nëse manikyri lihet në thonj për një kohë të gjatë ose nëse përdorni shpesh heqës manikyri, ato mund të dehidratohen, duke çuar në granula keratine. Këto granula duken si shenja shkumësash në sipërfaqen e thoit. /kp/

LEXO EDHE:

Back to top button