Pse s’ka kufizim shpejtësie në autostradat gjermane?

Pse s’ka kufizim shpejtësie në autostradat gjermane?

Autostradat janë krijuar për të lejuar shpejtësi maksimale, por shpesh ka gjoba kur tejkalohet kufiri.

Sidoqoftë, ekziston një vend në botë që lejon të ngasësh pa kufizim në autostradë. Bëhet fjalë për Gjermaninë.

Megjithëse kërkimet kanë treguar se vendosja e kufizimit të shpejtësisë mund të zvogëlojë ndjeshëm emetimet e gazeve serrë me rreth dy milionë tonë në vit, autoritetet gjermane ende nuk po e konsiderojnë seriozisht opsionin. Por çfarë fshihet pas këtij vendimi të pazakontë dhe pse nuk ka kufizime të shpejtësisë në autostradat gjermane?

Në autostradat gjermane nuk ka vërtet kufizim universal të shpejtësisë siç ka shpesh në vendet e tjera. Është pasojë e legjislacionit specifik dhe një konteksti të gjatë historik, por mbi të gjitha interesi kombëtar që thekson promovimin e industrisë gjermane të automobilave, teknologjisë dhe turizmit.

Siç shkruan faqja e specializuar dedikuar veturave “Auto Portal”, shumë turistë nga e gjithë bota vijnë në Gjermani për të përjetuar vozitje në autostrada pa kufi shpejtësie. Është interesante se ka edhe paketa të veçanta udhëtimi nga destinacionet botërore, duke përfshirë Japoninë, Kinën, vendet arabe dhe Shtetet e Bashkuara, ku përfshihet vozitja pa kufi në autostradat gjermane. Vlerësohet se Gjermania gjeneron 10 miliardë euro në vit, bazuar vetëm në këtë përvojë turistike.

Autostradat gjermane janë shpesh të gjera dhe të drejta, duke u dhënë drejtuesve më shumë kontroll dhe duke reduktuar rrezikun pavarësisht shpejtësisë së lartë. Përveç kësaj, Gjermania ka traditë në trajnimin e shoferëve. Drejtuesit e mjeteve kur marrin patentë shoferin janë të trajnuar për standarde të larta sigurie dhe aftësi të vozitjes me shpejtësi të lartë.

Megjithëse nuk ka kufi universal të shpejtësisë, kufizimet e përkohshme të shpejtësisë mund të zbatohen në seksione të caktuara të autostradave, përmes shenjave rrugore të trafikut. Këto kufizime shpesh vendosen për shkak të kushteve të këqija të motit ose punimeve në rrugë.

LEXO EDHE:

Back to top button