Psikologja Vala Adili: Bisedat me psikologun janë një përditshmëri

Psikologja Vala Adili: Bisedat me psikologun janë një përditshmëri

Edhe pse në vendin tonë shkuarja në psikolog ende mbetet tabu për një pjesë të vogël të njerëzve, përsëri kohët kanë ndryshuar dhe bisedat me psikolgun po bëhen gjithnjë e më normale. Këtë e pohoi psikologja Vala Adili nga Kërçova, në emisionin Energji në Alsat M me moderatoren Argjira Elmazi.

Adili theksoi se profesioni i një psikologu dhe terapisti është një profesion i vazhdueshëm sepse njerëzit gjithmonë kanë nevojë për to. Sipas saj, çdokush ka nevojë të shkojë në psikolog, duke qenë se psikologu gjithmonë është një person i cili nuk është i përfshirë në problemet e tjetrit, është neutral në situata të ndryshme që ndihmon personat të cilët kanë nevojë të tejkalojnë këto probleme.

Prikologja Vala Adili gjatë bisedës në emisionin Energji gjithashtu shtoi se tashmë në vendin tonë njerëzit e kanë kuptuar rolin e psikologut dhe shpesh ndodh që pasi dikush shkon njëherë në psikolog, i vazhdon bisedat me psikolgun edhe më tej, madje bën edhe sugjerime tek të afërmit për të shkuar në psikolog, gjë që sjell deri tek vetëdijësimi më i gjerë për rëndësinë e shkuarjes në psikolog.

 

LEXO EDHE:

Back to top button