PSV Aindhoven “demolon” Gallatasarain, befason Kairati

Janë zvilluar ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Kampionëve dhe ka rënë në sy sigurisht suksesi i thellë me “Manita” nga PSV Aindhoven përballë gjigantit turk Galatasarai. Në Holandë, skuadra e Fatih Tehrim është mundur 5-1 dhe kualifikimi tani bëhet gati i pamundur në ndeshjen e kthimit.

Protagonistët e PSV ishin: Zahavi dhe sidomos Mario Gotze. Kampioni i botës me Gjermaninë ishte totalisht i frymëzuar me dy gola.

Fiton edhe Legia e Muçit, edhe pse shqiptari ngrohu stolin gjatë 90 minutave përballë Flora Tallin (Estoni)

Sukses i vuajtur, por i merituar për Olimpiakosin ndaj Nefçti Baku, i ardhur me golin e Kamara, që më pas ka dalë me të kuq dhe detyroi grekët që për më shumë se një pjesë loje të luajnë në inferioritet.

Barazime pa gola në sfidat Malmo-Ludogorets dhe Slovan-Jang Bojs. Surpriza vjen në Armeni ku Kairat mundi 2-1 Crvena Zvezda, kampionen e Serbisë.

LEXO EDHE:

Back to top button