PSV rikthehet te fitorja, arkëton 3 pikë në transfertë

PSV Aindhoven rikthehet shpejt te fitorja duke hedhur pas krahëve humbjen turpëruese që pësoi ndaj Feyenoord fundjavën e shkuar me shifrat e thella 0-3. Për të regjistruar suksesin e 5-të në kampionat skuadra e Roxher Shmidit triumfoi me rezultatin minimal 1-2 në transfertën ndaj debutuese të Go Ahead Eagles.
Në minutën e 15-të Gakpo shfrytëzoi asistin e izraelitit Eran Zahavi për të kaluar miqtë në avantazh. Gjithsesi në minutën e 55-të spanjolli Cordoba barazoi shifrat për Go Ahead Eagles. Golin e fitores për PSV-në e realizoi mesfushori Marko Van Ginkel në minutën e 86-të, një sukses që e riktheu ekipin nga Eindhoveni në vendin e 2-të me 15 pikë të grumbulluara pas 6 javëve të para të Eredivisies.