Gjermania kërkon zgjidhje të situatës në veri të Kosovës përmes dialogut
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut.
“Situata në veri duhet të shtensionohet. I bëj thirrja të dyja palëve që të flasin me njëra-tjetrën dhe jo për njëra-tjetrën. Rruga më e mirë përpara: takohuni në Bruksel dhe gjeni zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Twitter.
The situation in the North needs deescalation. I urge both sides to talk to each other instead about each other. Best way forward: Meet in Brussels to find a way out as soon as possible
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 26, 2021