PSZH e largon, portugezi kërkohet nga klubet në Premier Ligë dhe Seria A

Renato Sançez do të largohet nga Paris Sen Zhermeni vetëm pas një viti qëndrim në “Parc de Princes”. Mesfushori portugez iu bashkua kampionëve në fuqi të Francës për shumën e 15 milionë eurove në verën e vitit të kaluar nga Lille. Por aventura në kreyqtetin francez nuk ka qenë më e mira, pasi Sanches nuk ka arritur të lë gjurmë dhe nuk është një titullar.

Parisienët janë të gatshëm ta shesin në verën dhe tanimë i kanë bërë të qartë Sanchesit se duhet të shikojë mundësi të tjera. Kampioni në fuqi i Francës tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit dhe dëshiron 25 milionë euro për ta lënë të lirë.

E ardhmja e mesfushorit portugez duket se do të jetë në Angli, ku skuadra si Liverpull, Totenhami Hotspur, Njukasëll, Aston Villa dhe Vulverhepton, janë duke monitoruar situatën e tij.

Interesim për Sançezin sipas “90min” ka shfaqur edhe gjiganti italian AC Milan që edhe më parë kërkonte transferimin e tij. Largimi i tij nga PSZH duket i kryer, por tani Sançesit i mbetet të vendos për klubin e tij të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button