Dibala gati ta padisë Juventusin, kërkon 50 milionë euro

Paulo Dibala dëshiron të padisë Juventusin për 50 milionë euro, që është diferenca midis kontratës që kishte rënë dakord me “Zonjën e Vjetër” dhe marrëveshjes së tij aktuale me Romën. Historia midis Dibala-s dhe “Bianconerëve” rrezikon të përfundojë në një betejë ligjore me gjigantët e Serisë A, të cilët ende i detyrohen atij me rreth 3 milionë euro nga manovra e dytë e pagave që FIGC dhe Prokurori i Torinos po hetojnë.

Sipas “Il Corriere della Sera” dhe “La Repubblica”, argjentinasi dëshiron që Juventusi të paguajë këtë shumë deri në prill, ose do të padisë ish-klubin e tij. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha, pasi avokati i lojtarit duket i vendosur të padisë Juventusin sepse ata nuk ia zgjatën kontratën e skaduar sulmuesit në sezonin 2021-2022.

Avokati i Dybala-s, Luka Ferrari thuhet se i tha Ndihmës Prokurorit Marko Xhianoxhlio dhe Prokurorit Mario Bendoni më 28 shkurt se klubi dhe klienti i tij kishin rënë dakord për një kontratë të re, një kontratë pesëvjeçare me vlerë 9,2 milionë euro neto.

Kontrata e Dibala-s në “Allianz Stadium” skadoi në qershor të vitit 2022, por Juventusi fillimisht kishte rënë dakord për të zgjatur qëndrimin e tij në fund të vitit 2021, duke ndryshuar mendje disa muaj më vonë, pas blerjes prej 80 milionë eurosh të Dushan Vlahoviç nga Fiorentina .

Prandaj, Dibala jo vetëm që do të padisë Juventusin për 3 milionë euro nëse ata nuk paguajnë deri në prill, por do të kërkojë 50 milionë euro më shumë, që është diferenca mes marrëveshjes që kishte arritur me Juventusin dhe kontratës trevjeçare që nënshkroi me Romën verën e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button