PSZH fiton përpos mungesave të yjeve të mëdha

Skuadra e PSZH-së, ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 4-0 përballë Klermontit, në kuadër të javës së pestë në Ligue 1. Kryeqytetasit kanë vazhduar serinë e fitoreve, duke marrë edhe fitoren e pestë nga po kaq ndeshjes.

Ishte mesfushori spanjoll, Ander Herrera, i cili në minutën e 20-të shënoi për 1-0, ndërsa në minutën e 31-të shënoi për 2-0. Në pjesën e dytë, PSZH ishte përsëri skuadër më e mirë duke arritur të shënojë edhe dy gola dhe ta marrë fitoren e radhës.

Kilian Mbape u përkujdes që në minutën e 55-të të shënojë për 3-0, ndërsa Idrisa Gueje (65’) shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0. Ylli i Kosovës, Elbasan Rashani u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të, por pa arritur të vendos diçka nga ndeshja.

Pas kësaj fitore, PSZH e sheh veten në pozitën e parë me 15 pikë, ndërsa Klermont e zë vendin e tretë me tetë pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button