Tani është PSZH, skuadra që kërkon të godasë në treg me nënshkrimin e ndërkombëtarit portugez Bernardo Silva. Horhe Mendes ka sjellë tashmë Marko Asension në skuadrën pariziene, këtë verë, ndërsa Zhoao Feliks gjithashtu duket se e ka të qartë se destinacioni i tij mund të jetë Parisi. Marrëdhënia e agjentit portugez me Al Khelaifi dhe Luis Kampos është e rrjedhshme dhe Mendes ka gjetur një destinacion të mirë për lojtarët e tij në entitetin e Katarit, siç është treguar muajt e fundit.
Ajo që duket e qartë është se Bernardo Silva, për shkak të përpjekjeve të tij të përsëritura për t’u larguar dhe disa prej deklaratave të fundit, në të cilat vuri në dyshim të ardhmen, e ka në dyshim vazhdimësinë te Man. Siti.
Është një ndjenjë kontradiktore, pasi mesfushori është fiksuar në formacionin titullar për trajnerin Guardiola, ndaj ideja e tij për të ndryshuar peizazh nuk ka të bëjë fare me lojën, pak a shumë. Ai është thelbësor për trajnerin spanjoll, por për Bernardo Silva duket se prioriteti është të mos vazhdojë te Man. Siti.
Mesfushori ka edhe dy vite nga kontrata e tij me “qytetarët” dhe siç ndodhi verën e kaluar, largimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Ai është një nga fituesit e sezonit të kaluar dhe kështu drejtuesit e klubit anglez kanë bërë që ta shohin me dylbi të gjithë ata që i janë afruar. Është e vërtetë që PSZH ka nevojë për prurje të rëndësishme dhe për t’i bërë të gjithë tifozët e vet të harrojnë telenovelën Mbappé me nënshkrime të bujshme, ku i fundit është Lukas Hernández.
Vlera e tregut për momentin flet për një transfertë rreth 80 milionë euro, shumë që Barcelona nuk mund ta arrijë, pavarësisht interesit të deklaruar që ka për portugezin. PSZH nuk e ka këtë problem dhe është gati të shtyjë fort për nënshkrimin e tij.








