PSZH, gati të ofrojë 150 mln euro për yllin portugez

Skuadra e Paris Sen Zhermenit, ndonëse ka një treshe sulmuese në sulm, Kilian Mbape, Nejmar dhe Lionel Mesi, tashmë po mendojnë për yllin e ardhshëm të madh që do të sjellë në klub.

“Tutosport” italian spekulon se francezët janë gati të paguajnë klauzolën e blerjes prej 150 milionë eurosh për Rafael Leao. Portugezi ka kontratë me “kuqezinjtë” deri në qershor të vitit 2024 dhe është në negociata me drejtuesit për të vazhduar bashkëpunimin.

Megjithatë, për momentin nuk ka marrëveshje nga të dyja palët dhe është e qartë se Milani nuk mund të konkurrojë financiarisht me PSZH-në, e cila padyshim mund t’i ofrojë atij një kontratë shumë më të pasur.

Leao do të ishte një zëvendësues për Messin, i cili ka një kontratë me PSZH deri në qershor të vitit 2023 dhe duket se nuk ka gjasa të zgjasë qëndrimin e tij në Paris.

LEXO EDHE:

Back to top button