PSZH ka vendosur të shes yllin brazilian
Skuadra gjigante nga Franca, Paris Sen Zhermani, është gati që këtë verë t’i japë fund bashkëpunimit me futbollistin brazilian Nejmar, të cilin e bleu në vitin 2017 për 222 milionë euro nga Barcelona.
Nejmar pritej të drejtonte skuadrën që shpresonte për një titull në Ligën e Kampionëve, por planet nuk u realizuan, kështu që braziliani mund të kërkojë një ekip të ri gjatë verës. E përditshmja spanjolle “AS” raporton se parisienët do ta shesin Nejmarin për 90 milionë euro, çka do të thotë se gjiganti francez do të humbas një shumë të madhe parash.
Nga ana tjetër, Nejmar thotë se është i lumtur në Paris dhe nuk dëshiron të largohet, andaj ka kërkuar publikisht një takim me kryesinë.
“Unë kam ende një kontratë. Më kanë mbetur edhe tre vite në bashkëpunim”, ka thënë Nejmar.







