PSZH kërkon dy futbollist të Barcelonës, francezi gati te largohet

Barcelona do të jetë shumë aktive në merkaton e verës, pasi kërkon të bëjë shitje të konsiderueshme për të lehtësuar problemet e tyre financiare. Mbetet për t’u parë se si do të jenë shitjet, por lojtarët e tyrne nuk do të kenë mungesë të kërkuesve. Klubi i fundit që është interesuar për lojtarët e spanjollëve është PSZH.

Sipas “Catalunya Radio”, PSZH është interesuar për Zhull Kunde dhe Hektor Fort, dy nga opsionet e krahut të djathtë të mbrojtjes. Raportimi thekson se Fort, i cili pritet të hyjë në negociata për kontratë me Barcelonën në javët e ardhshme, nuk do të shitet në asnjë rrethanë, por Kunde është një çështje tjetër.

Drejtuesit katalanas janë të përgatitur të largojnë francezin, me kusht që të plotësohet çmimi i kërkuar. Barça i ka transmetuar PSZH-së se Kounde mund të largohet, gjë që lejon Luis Enrike të nënshkruajë një tjetër lojtar nga ish-klubi i tij, pas Ousmane Dembele, verën e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button