PSZH kërkon sulmuesin 21 vjeçar të Kristal Pallasit

Në “radarin” e PSZH-së, është edhe sulmuesi i Kristal Pallasit, Majkëll Olise. 21-vjeçari i lindur në Angli, por që ka zgjedhur të luajë për Francën, momentalisht është pjesë e Kristal Pallasit në Premier Ligë dhe konsiderohet si një talent për brezin e tij. Por, problem kryesor i kampionëve të Francës është kontrata e lojtarit, pasi Olise ka firmosur me “Shqiponjat” deri më 30 qershor 2026, ndërsa klubi parizien po ndjek me vëmendje nëpërmjet të “deleguarit” Luis Kampos.

Pavarësisht se PSZH siguroi shërbimet Hugo Ekitike verën e kaluar, Kampos kërkon të përforcojë ende skuadrën e Galtier, e sidomos repartin e sulmit. Sipas burimeve nga “Daily Mail”, PSZH tashmë është një hap përpara, pasi për shërbimet e 21-vjeçarit interesohen disa skuadra, por paraqitjet e tij të fundit kanë bërë që drejtuesit e PSZH të vendosen menjëherë në lëvizje dhe shumë shpejt priten edhe kontaktet e para mes palëve.

Në këtë sezon, Olise numëron 16 ndeshje, 1 gol dhe 4 asist në “ishull”, ndërsa Kristal Pallas tani do të provojë të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur, ndërkohë që parizienët do të provojnë të bindin anglezët me një ofertë prej jo më shumë se 30 milionë euro.

 

LEXO EDHE:

Back to top button