PSZH në gjysmëfinale, me përmbysje të rezultatit


Paris Sent Zhermeni është skuadra e parë që ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve , falë një fitore të ‘çmendur’ ndaj Atalantës në Lisbonë, duke e përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2:1 në 120 sekonda loje. Skuadra franceze mundej shumë lehtë të kalojë në epërsi në minutat e parë të ndeshjes, po të tregohej më i vëmendshëm Nejmar, kur doli i vetëm përballë portierit vendas. Në mundësinë e parë serioze, Atalanta ndëshkoi kampionët e Francës dhe ishte Mario Pashalic që në minutën e 27’ shënoi një gol të bukur, për epërsinë 1:0 të Atalantës.

Trajneri i PSZH, Tomas Tushel vendosi që në minutën e 60’ të inkuadronte Kilian Mbappen, me këtë të fundit që sapo është rikthyer nga lëndimi. Zëvendësimet e Tuchel edhe sollën ‘frytet’, me PSZH-në që arriti të përmbysë rezultatin, fillimisht në minutën e 90′, duke barazuar me anë të mbrojtësit Markinjos në 1:1, ndërsa tre minuta më vonë, Maksim Çupo-Moting shënoi për fitoren 2:1 të skuadrës franceze.

Këtu merr fund ecuria fantastike e Atalantës në Ligën e Kampionëve, ndërsa PSZH në gjysmëfinale takohet me fituesin e sfidës Leipzig – Atletiko Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button