PSZH nis aksionin për të marë mesfushorin e “Djajve të Kuq”

" "

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, drejtuesit e PSZH-së kanë folur me Mino Raiolën për mundësinë e transferimit të Pogba-s në Francë dhe kanë marrë informacione nga ky i fundit se marrëveshja mund të mbyllet për shifrën e 80 milionë eurove, duke qenë se Man. Junajted dëshiron ta shesë këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.

Ndërkohë, Al Khelaifi ka urdhëruar që drejtuesit të pastrojnë organikën nga një grup futbollistësh si Rafinja, Ikardi, Paredes, Sarabia, Herrera, Diallo, Kurzava, Kehrer, etj., të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e klubit.

Synimi është që me shitjen e këtyre futbollistëve të sigurohet një pjesë e mirë e parave që duhen për blerjen e Poll Pogba, ndërsa ky i fundit duket vërtetë i joshur për të qenë pjesë e një formacioni yjesh, me emra si Donnaruma, Ramos, Hakimi, Verati, Nejmar dhee Mbape.

LEXO EDHE:

Back to top button