PSZH, pa dyshen Ikardi-Sarabia ndaj Junajtedit

Skuadra e PSZH-së ka njoftuar se dyshja Mauro Ikardi dhe Pablo Sarabia, nuk janë të gatshëm për sfidën e radhës ndaj Man. Juanjted.  Të dy lojtarët ishin të lënduar në stërvitje, ndërsa ende s’janë shëruar plotësisht. Argjentinasi shkaku i lëndimit këtë edicion ka humbur 11 nga 16 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Kurse, Sarabia në stërvitjen e fundit ka pasur probleme muskulore, andaj më shumë mundësi do mungojë gjithashtu. Lojtarët e tjerë që do mungojnë janë Julian Draksler dhe Huan Bernat, kurse në dyshime mbesin Tilo Kehrer, Markinjos dhe Lavin Kurzava.

LEXO EDHE:

Back to top button